Arbëri

Aliu: Prishtina u vërshua për shkak të infrastrukturës e jo reshjeve

Meteorologu i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë se vërshimet në Prishtinë kanë ndodhur për shkak të infrastrukturës së dobët dhe jo për shkak të reshjeve.

Sipas Aliut, dje në kryeqytet pati sasi mesatare të reshjeve.

“Në bazë të statistikave, 80m2 nuk ka shkaktuar dëme në të kaluarën, ndërsa dje kanë rënë vetëm 22 litra ujë, nuk është sasi e lartë, është sasi mesatare. Edhe muajt e tjetër Prishtina do të atakohet nga vërshimet për shkak të infrastrukturës së dobët. Janë probleme të një tjetre natyrë jo meteorologjike”, ka thënë Aliu në emisionin ‘’SOT’’ të KTV-së.

Aliu ka bërë të ditur se në Junik ka pasur reshje më të mëdha për shkak edhe të lartësisë mbidetare, ndërsa nga mesi i javës temperaturat do të rriten.

Tutje, meteorologu i njohur ka thënë se nuk pritet të ketë reshje si ato në Gjermani.