Arbëri

Ujësjellësi “Prishtina” kërkon shfrytëzim racional të ujit në këto ditë të nxehta

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë thirrje nga konsumatorët e saj që të shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht në këto ditë shumë të nxehta.

Ujësjellësi ka thënë se kërkesa për ujë të pijshëm gjatë ditës së mërkurë është rritur shumë mirëpo, ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijshëm është stabil.

“Po mbretërojnë temperatura të larta në vendin tonë. Kërkesa për ujë të pijshëm sot ka filluar të rritet jashtëzakonisht. Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil. Shpenzoni racionalisht ujin, që mos të kenë problem pikat e larta të furnizimit. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e K.U.R. “Prishtina”.

Ndërkohë, qytetarët e komunave të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga Ujësjellësi “Prishtina” janë ankuar ditëve të fundit se pikërisht kur temperaturat në Kosovë janë rritur dukshëm, ata po përballen me reduktime të herëpashershme me ujë të pijshëm.