Arbëri

Ahmeti: Rrënuam dy anekse pa leje afër Gërmisë

Descriptive Text

Dy anekse pa leje janë rrënuar afër Gërmisë. Kryetari Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi ka bërë të ditur se ‘në vazhdën e angazhimit të inspektorëve komunal të ndërtimit, për të pamundësuar zhvillimin e punëve pa leje në kryeqytet, sot janë rrënuar edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë”.

Vendimi për rrënimin e këtyre anekseve sipas Ahmetit vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuara pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore.

“Inspektorët e ndërtimit, janë të obliguar që të përcjellin zbatimin e lejeve të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit. Ndërsa, tejkalimi i lejes ndërtimore përbënë shkelje ligjore dhe nënkupton ndërtim pa leje! Drejtoria e Inspeksionit në vazhdimësi ka njoftuar se për shkeljen e Ligjit të Ndërtimit më i dëmtuari mbetet vet investitori/ja. Ngase ndërtimet pa leje, dënohen dhe rrënohen. Dhe kjo vlen për të gjithë ndërtuesit pa leje, pa dallime” ka shkruar mes tjerash Ahmeti.