Arbëri

Të hënën fillon dezinsektimi në Prishtinë

Nga nesër do të fillojë dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit, për 6 natë rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës.

“Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me ju, qytetarët, do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thuhet në njoftim.