Arbëri

KMDLNJ-ja kërkon zgjidhje nga Prishtina për rrugën e bllokuar

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 të Prishtinës përmes një letre drejtuar KMDLNJ-së i kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me bllokimin e rrugës në lagjen e tyre.

KMDLNJ përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se banorët e kësaj lagjeje, shfaqur brengën dhe problemet e mëdha që ua ka shkaktuar Komuna e Prishtinës me mbylljen e kësaj rruge për riparim, pa bërë ndonjë zgjidhje tjetër alternative, për të bërë të mundur lëvizjen e tyre.

“Banorët që janë të bllokuar, as në raste emergjente nuk mund të lëvizin me makina ndërsa, disa banorë që i kanë parkuar automjetet në vende tjera, disa herë janë gjobitur nga Policia e Kosovës në ndërkohë që nuk iu mundësohet t’i parkojnë veturat para shtëpive të tyre apo në objektin ku banojnë. Udhëheqësit aktualë të komunës së Prishtinës e kanë trashëguar një infrastrukturë të mirë dhe të rregullt nga udhëheqja paraprake (LDK-ë) mirëpo nuk kanë ditur ta menaxhojnë situatën si duhet” thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Në pamundësi të ndërtojnë infrastrukturë plotësuese, kanë hyrë në improvizime duke e bërë Prishtinën thuaja qytet të pajetueshën në aspektin e hapësirës së domosdoshme për banim, qoftë edhe sa i përket standardeve minimale është thënë më tutje në këtë njoftim të KMDLDNJ sipas së cilës Prishtina është është shndërruar në një “Hiroshimë arkitektonike“.

Sipas KMDLNJ-së tollovia dhe kaosi i shkaktuar në rrugën “Muharrem Fejza“ që skajshmërisht e ka vështirësuar jetën e banorëve shkaku se komuna e Prishtinës nuk ka bërë asnjë zgjidhje, ka dëmtuar edhe bizneset që punojnë në këtë rrugë prandaj komuna e Prishtinës duhet të bëjë një zgjidhje për t’ua zvogëluar humbjet e biznesit.

KMDLNj ka kërkuar nga komuna e Prishtinës të bëjë një zgjidhje të përkohshme që ua mundëson banorëve të lëvizin pa u penguar.