Arbëri

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Të martën kryeqyteti numëron 358 raste aktive, duke lënë pas çdo qytet tjetër.

Pas tij renditet Ferizaj me 76 raste, Vushtrria 65, Prizreni 58, Mitrovica 52 dhe komunat tjera me më pak se 50 raste.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.507 raste me COVID-19, me 2.245 të vdekur. 104.188 persona janë shëruar derisa Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka bërë 627.803 testime.