Arbëri

662 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina ka gjithsej 662 raste aktive me koronavirus, duke u renditur si komuna me më së shumti raste të tilla.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas saj është Prizreni me 213 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të hënën se janë regjistruar 5 raste me koronavirus, nga një në Prishtinë, Fushë-Kosovë Gjilan, Mitrovicë të Jugut dhe Obiliq.

Numri total i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi është 2.201, i rasteve pozitive 107.410 dhe i të vdekurve 2.243.

Që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 102.996 pacientë.