Arbëri

Në Prishtinë më 8 dhe 22 maj do të mbahet mësim

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka caktuar se kur do të zëvendësohen orët e humbura të mësimit.

Siç mëson KOHA zëvendësimi i tyre do të fillojë nga data 8 maj.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndryshim të kalendarit të vitit shkollor derisa në pikën katër thuhet se “Ditët e humbura të mësimit për periudhën e parë do të zëvendësohen me pesë ditë mësimi në fund të periudhës së tretë, ndërsa dy ditë tjera, mësimi do t’i takojnë komunave t’i përcaktojnë ditët e shtuna”.

Nga komuna thuhet se “sa i përket pesë ditëve të humbura që do të zëvendësohen në fund të periudhës së tretë, ne si komunë do t’i zëvendësojmë vetëm katër ditë, pasi jemi e vetmja komunë që kemi punuar më datë 28 nëntor edhe pse ka qenë ditë feste”.

Këtë e ka konfirmuar për Kohën edhe drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala.

“Ditët e humbura në shtator dhe në fund të periudhës së parë me vendim të MASHT-it zëvendësohen. Në Komunën e Prishtinës zëvendësimi do të bëhet me datë 8.05.2021, 22.05.2021 dhe katër ditë në fund të periudhës së tretë”, ka thënë ajo.

{gallery}