Arbëri

Mbesin pa ujë të pijshëm banorët e rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se kontraktorë të KEDS-it kanë dëmtuar gypin e ujit në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, me ç’rast banorët e kësaj zone kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Arjeta Mjeku nga KRU thotë se KEDS-i nuk e ka sanuar dëmtimin e shkaktuar dhe janë detyruar që të dalin në vend të ngjarjes për ta sanuar atë.

“Por, sesa do zgjasë sanimi varet nga natyra e dëmtimit nga ana e kontraktorëve të KEDS. Ju kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e Mjekut.