Metro

Punëtorët e QKMF-së në Prishtinë protestojnë pas sulmit fizik ndaj kolegut

Foto: EO
 

Sindikata e shëndetësisë të QKMF-së në Prishtinë, ka protestuar të enjten pas sulmit fizik që i është bërë një punonjësi të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë nga një qytetar, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli tha se protesta është organizuar në shenjë solidarizimi me punëtorin e sulmuar.