Arbëri

Inspeksioni në kryeqytet gjobit taksitë ilegale

Inspeksioni në Komunën e Prishtinës është duke vazhduar aksionin për gjobitjen e taksive ilegale.

Inspeksioni ka ndaluar disa taksi ilegal edhe në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri ka thënë se aksione të tilla janë duke mbajtur çdo ditë.

“Aksione të tilla kemi në vazhdimësi qoftë që iniciohen nga ana jonë, qoftë nga ana e Policisë së Kosovës. Ditëve të fundit kemi pasur aksion me stacionin veriu për pjesën që e mbulojnë ata kurse gjatë kësaj jave jemi në aksion përmes një plani operativ të organizuar nga stacioni qendër i Policisë së Kosovës, gjegjësisht Njësiti i Trafikut, po i monitorojmë stacionet e trafikut urban dhe po i identifikojmë dhe gjobitim taksistët ilegalë si dhe taksistët të cilët ju takojnë firmave të caktuara, mirëpo edhe ata janë ilegalë për shkak se e tejkalojnë numrin e veturave që ju lejohet, dhe kësisoj që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes çdo ditë disa ekipe tona, janë të angazhuar bashkë me Policinë e Kosovës për ta monitoruar këtë pjesë të trafikut”, ka thënë ai për EO.

Image