Metro

Shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë kalon në skenarin C

Foto: Ilustrim
 

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë ka kaluar në mësim online sipas skenarit C për shkak të rasteve pozitive me COVID-19, ka deklaruar drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala.

Ajo i ka thënë KOHËS se nga 14 marsi deri më 22, pesë mësimdhënës dhe një nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.