Metro

Prindërit angazhohen për rregullimin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë

Prindërit angazhohen për rregullimin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë
Foto: EO
 

Prishtinë, 8 mars (Ekonomia Online) - Angazhimi i prindërve ka lehtësuar dhe rregulluar gjendjen në shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet, ku fal kësaj janë realizuar një sërë projektesh pa ndihmën e Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Pajisja me laptopë, rinovimi i tualeteve, vendosja e kamerave në të gjitha pjesët e shkollës, ndërtimi i këndeve të leximit, janë ndër disa investime që ka përfituar kjo shkollë si rrjedhojë e angazhimit të prindërve për të gjetur donatorë për të përmirësuar mirëqenien e nxënësve.