Metro

Rinovohet salla sportive në shkollën “Zenel Hajdini” në kryeqytet

Rinovohet salla sportive në shkollën “Zenel Hajdini” në kryeqytet
 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në shkollën e mesme të ulët “Zenel Hajdini”, kanë përfunduar renovimet e sallës së edukatës fizike dhe pjesëve përcjellëse të saj (zhveshtoret).

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, tregoi që është shtuar një aneks i ri ku shfrytëzohet si sallë e ping pongut. Renovimi i klasave dhe rregullimi i ngrohjes qendrore gjithashtu kanë përfunduar me sukses.