Metro

Disa rrugë në terr, Komuna e Prishtinës pa kontratë për ndriçimin publik

Foto: Ilustrim
 

Rruga “Dëshmorët e Gollakut” në Hajvali tash e një muaj është pa ndriçim. Ajo s’është e vetmja. Banorët e disa lagjeve në Prishtinë vuajnë nga i njëjti problem. Komuna e Prishtinës e ka arsyetuar mungesën e ndriçimit me mungesë të kontratës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtim i ka thënë KOHËS, se çdo vit e ka planifikuar më kohë mirëmbajtjen e ndriçimit publik për të gjitha rrugët, mirëpo sipas saj, për shkak të procedurave të prokurimit ka pasur probleme të cilat kanë rezultuar në anulim të tenderit.