Metro

Niveli i ujit në liqenet e Batllavës e Badocit është rritur në mbi 3 metra

Niveli i ujit në liqenet e Batllavës e Badocit është rritur në mbi 3 metra
Foto: KRU Prishtina / Facebook
 

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës dhe Badocit është rritur për mbi 3 metra pas reshjeve të vrullshme atmosferike.

“Niveli i ujit në të dy liqenet , pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë , janë rritë mbi 3 metra. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose - 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose - 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose - 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60 ose - 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.