Metro

Pak zjarrfikës në Brigadën e Prishtinës, buxhet ka por të tjerë nuk po pranohen

Pak zjarrfikës në Brigadën e Prishtinës, buxhet ka por të tjerë nuk po pranohen
Foto: Ilustrim
 

Prishtinë, 3 janar (KosovaPress) - Zjarrfikësit e Komunës së Prishtinës, gjatë vitit 2020, janë përballur me sfida të ndryshme. Përveç, pandemisë COVID-19 e cila i mori jetën një zjarrfikësi, ata janë ballafaquar edhe me mungesën e stafit.

Komandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, Latif Zeka, ka thënë se gjatë këtij viti kanë kryer mbi 1 mijë e 500 intervenime, ndërsa nga pandemia kanë qenë të infektuar gjashtë zjarrfikës.