Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga 140 testime mesatarisht janë 40 raste pozitive në kryeqytetin e Kosovës.
“Sot e provova vet testin antigjen të shpejtë covid që Komuna ka filluar para dhjetë ditëve. Rezultat pas 20 minutave me saktësi të lartë dhe i lehtë për t’u administruar. Rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se, “po ashtu tashmë Komuna e Prishtinës si duket e vetmja në Kosovë tashmë ofron testin D-Dimer falas për ta lehtësuar koston për qytetarët. Edhe pak! Tuneli ka fund!”.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti: Kemi porositur edhe 18 mijë teste antigjen
-
Në Prishtinë po kryhen nga 120 teste serologjike në ditë për COVID-19
-
Ahmeti: Shqetësuese rritja e shpejtë e rasteve në Prishtinë
-
Ahmeti propozon pesë masa për situatën aktuale me koronavirus në Kosovë
-
Zemaj paralajmëron testime masive, në Prishtinë 400 raste aktive me COVID-19