Arbëri

Ndriçohen sheshet e Prishtinës

Është ndezur ndriçimi për festat e fundvitit në sheshet kryesore të Prishtinës.

Deri vonë Komuna e Prishtinës s’kishte vendosur nëse do t’i zbukuronte hapësirat me drita e materiale festive, pasi ekzistonte frika që dekorimi do të mund të nxiste grumbullimin e njerëzve nëpër sheshe. Madje kryetari Shpend Ahmeti kishte pyetur qytetarët në Facebook për mendimin e tyre se a duhet të ketë zbukurim sivjet. Shumica e tyre ishin që sheshet të dekorohen.

Për zbukurimin e qytetit, Komuna kishte në dispozicion 70 mijë euro.

 

Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë! Ky vit na sfidoi të gjithëve por na...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Saturday, December 5, 2020
Image