Metro

Përfundon asfaltimi i tri rrugëve në kryeqytet

Përfundon asfaltimi i tri rrugëve në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë asfaltuar disa rrugë në kryeqytet. Në njoftim theksohet se në ditët në vijim do të rregullohen edhe trotuaret e këtyre rrugëve.

Ka përfunduar asfaltimi në rrugët ‘Pashko Vasa’, ‘Mujo Ulqinaku’ dhe ‘Lorenc Antoni’të kryeqytetit, dhe qarkullimi në to, siç thuhet në njoftim, do të jetë më i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.