Arbëri

Prishtina, në “zonë të kuqe” për COVID-19 dhe cilësinë e ajrit

Sot në orën 19:00 do të hyjë në fuqi masa e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe ndalimit të veprimtarisë së bizneseve në Prishtinë dhe disa qytete të tjera.

Masat janë marrë nga Qeveria si parandaluese për përhapjen e COVID-19 dhe qytetet me mbi 150 të infektuar në javë për 100 mijë banorë janë futur në “zonën e kuqe” – të rrezikshme. Aty, në “vend të parë” është Prishtina.

Por, banorët e Prishtinës kanë edhe një hall tjetër që mund të ndikojë në shëndetin e tyre dhe ai është i moçëm – cilësia e keqe e ajrit.

Edhe në këtë aspekt, Prishtina është në “zonë të kuqe”.

Në orën 14:00, cilësia e ajrit në Prishtinë ishte fiksuar në 163 pikë të Indeksit të Kualitetit të Ajrit. Kjo vlerë konsiderohet e pashëndetshme.

Ngrohja me thëngjill dhe gazrat e automjeteve vlerësohen si shkaktarët kryesorë për ndotjen e ajrit në kryeqytet.

Ndërkohë, me pandeminë qëndron edhe më keq. Është afër të regjistrojë 10.000 të infektuar me koronavirus.