Arbëri

Në gjimnazin “Ahmet Gashi”  regjistrohen 22 raste me koronavirus, mësimi pritet të vazhdohet nga distanca

Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi", në Prishtinë pritet të mbyllet të premten dhe te vazhdojë mësimin sipas skenarit C, mësim nga distanca. 

Drejtori i shkollës, Ajet Brajshori e ka konfirmuar për "KOHËN, se në këtë shkollë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19,  22 vetë, prej tyre 17 nxënës dhe 5 mësimdhënës.

Edhe në gjimnazin "Sami Frashëri" kanë rezultuar pozitivë pesë vetë, përfshirë edhe drejtorin, Fetah Zejnullahu. 

Ai ka thënë për “KOHËN” se nesër pritet të testohet një klasë tjetër ku ka dalë një nxënës pozitiv. Sipas tij, janë në pritje të vendimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe task-forcës së Drejtorisë komunale të arsimit se çfarë vendimi do të marrin. Nëse dalin edhe raste tjera sipas tij, me shumë gjasë nga e hëna mund të mbyllet edhe kjo shkollë.