Metro

Ministrja Dumoshi ndau 165 certifikata për të rinj nga Prishtina, të trajnuar për ndërmarrësi

Ministrja Dumoshi ndau 165 certifikata për të rinj nga Prishtina, të trajnuar për ndërmarrësi

Në kuadër të programit të edukimit joformal që ka mbështetur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në politikat e saj për përkrahjen dhe avancimin e rinisë në Republikën e Kosovës, sot janë certifikuar edhe 165 të rinj në fushën e ndërmarrësisë nga komuna e Prishtinës.

E pranishme në këtë ngjarje ishte ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila tha se përmes këtij projekti, i cili ka shtrirje në të gjithë Kosovën, po u mundësohet të rinjve të trajnohen për krijimin e planeve për bizneset e tyre me të cilat mund të fitojnë grante në Ministrinë e Kulturës.