Metro

Personeli shëndetësor në Prishtinë kërkon pagat jubilare

Punën e kryen nëpër pika kufitare qendra emergjente për menaxhimin e pandemisë e edhe brenda hapësirave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Hanife Dragusha është infermiere në këtë qendër për 45 vjet e gjatë këtyre viteve punë ajo thotë se është përballur me shumë sfida. Megjithëse sfida më e madhe e saj mbetet ‘’lufta’’ për njohje të kontributit që ajo ka dhënë gjatë kësaj kohe.