Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, të publikuar në faqen e saj, ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit për datën 2 nëntor, në të cilën, sipas rendit të ditës të propozuar, do të shqyrtohet
Propozimvendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2021 dhe të Kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 202T-2023; po ashtu në rend të ditës do të jetë edhe Propozimvendimi për transferimin e mjeteve nga Fondi i rezervës komunale në kategoritë "Subvencione dhe transfere" dhe "Mallra dhe shërbime,,, thuhet në njoftim.
Mbledhja do të nisë në orën 10 dhe do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, saktëson njoftimi.