Metro

Shtohen shqetësimet pas rasteve me virus në shkolla

Dy javë pasi ka filluar viti shkollor, në disa shkolla të Kosovës janë shfaqur raste me Covid-19.

Nxënësit e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë nga sot për dy javë me radhë mësimin do ta vazhdojnë nga distanca për shkak se në këtë shkollë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 4 mësimdhënës.