Metro

Raportohen për raste me koronavirus edhe në shkollat “Hasan Prishtina” dhe “Nexhmi Mustafa”

Raportohen për raste me koronavirus edhe në shkollat “Hasan Prishtina” dhe “Nexhmi Mustafa”

Është raportuar për raste të reja me COVID-19 në dy shkolla të Prishtinës. Bëhet fjalë për shkollën “Hasan Prishtina” dhe “Nexhmi Mustafa”.

Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, i ka thënë KOHËS, se në shkollën “Hasan Prishtina” do të mbyllet një klasë. Sipas saj, nxënësit dhe mësimdhënësit do të testohen për COVID-19 ndërkaq mësimi do të vijojë sipas planit C.