Metro

​Nxënësit me distancë e maska në Prishtinë

​Nxënësit me distancë e maska në Prishtinë

Të pajisur me maska dhe duke mbajtur distancën për mbrojtje ndaj virusit Covid-19, sot në disa shkolla të Prishtinës sot ka filluar mësimi.

Drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi ka thënë për KosovaPrress, se nën respektimin e masave kundër Covid-19, kjo shkollë sot ka filluar mësimin. Sipas saj, kjo shkollë ka respektuar masat si jashtë në oborrin e shkollës, me shënjimin e distancës që duhet mbajtur, po ashtu edhe brenda shkollës.