Arbëri

Nga nesër mbyllen për qarkullim tri rrugë në lagjen “Pejton”

Për shkak të punimeve të asfaltimit, nesër nga ora 08:00 e deri të enjten në ora 18:00, do të mbyllen për trafik rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Komuna ka lutur qytetarët që të planifikojnë paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzohen rrugët alternative.