Arbëri

1536 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Në Prishtinë janë 1536 raste aktive me COVID-19, siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas të dhënave të IKSHP-së dhe raportit të konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë, del se janë 1536 raste aktive, ndërsa që nga rastet e para të pandemisë janë regjistruar 3103 raste me COVID-19 në Prishtinë.

Janë shëruar 1533 persona, ndërsa 34 kanë përfunduar me fatalitet.

“Mbajtja e maskës është̈ një̈ prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë̈ e kemi obligim që të ruajmë̈ veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë̈ këtë̈ sfidë! Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”- ka shkruar në Facebook kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.