Arbëri

NEWBORN-it në Prishtinë po i rregullohet ambienti

Descriptive Text

Monumenti NEWBORN, me të cilin atëbotë u shënua dita e lindjes së shtetit më të ri në Evropë, është skulpturë tipografike dhe një prej atraksioneve kryesore turistike në Prishtinë.

Ai çdo vit ka ndryshuar ngjyrat e mesazhet, ndërsa tash po i rregullohet edhe ambienti, më i vizituari në kryeqytet.

Jemi duke e rregulluar hapësirën dhe vendosur monumentin mbi një bazament, me të cilin kompletohet pamja vizuele e NEWBORN-it, kanë thënë zyrtarët e komunës së Prishtinës.

Në anën tjetër të rrugës ndodhet monumenti tjetër, “Heroinat”, nga më të bukurat vepra të artit në kryeqytet, që e kompleton atraktivitetin e këtij ambienti.