Arbëri

Radio-taksitë në Prishtinë protestojnë, ankohen se kryetari Ahmeti nuk po ua dëgjon kërkesat

Shoqata e Radio Taksive “Pasagjeri”, ka organizuar protestë të premten, për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës.

Nën përcjelljen e Policisë, mbi 30 vetura të radio-taksive janë nisur nga lagjja Ulpiana drejt Komunës së Prishtinës.

Aty e vendosën një pankartë me mbishkrimin: “Edhe sa duhet me protestuar për një takim me ty Shpend Ahmeti”.

Agron Krasniqi avokat, tha se kanë kërkuar që të takohen me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për t’ia paraqitur kërkesat e tyre, të cilat i konsiderojnë legjitime.

“Kjo është protesta e tretë me radhë e organizuar, me qëllimin e vetëm që fillimisht të kemi një takim me kryetarin Shpend Ahmeti, për t’ia prezantuar kërkesat tona, të cilat janë legjitime dhe publike deri më tash”, ka thënë Krasniqi.