Arbëri

KRUP-i bën apel të mos keqpërdoret ujit i pijshëm, tregon se si ta kurseni

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë thirrje që të kursehet uji dhe të mos keqpërdoret, sidomos në këto kohë kur temperaturat kanë shënuar rritje.

“Këshilla e mëposhtme po jepen sot nga ne, sepse ka filluar shpërdorimi i ujit në mënyrë të pakontrolluar dhe si pasojë kemi ankesa nga konsumatorët e pikave të larta furnizuese. Mos e shpërdoroni ujin e pijshëm, ngase shpërdorimi që ju e bëni, dëmton konsumatorët e tjerë. Nuk ka asnjëherë ujë të pijshëm, për ta përdorur në mënyrë të pakontrolluar, ashtu siç po ndodhë ditëve të fundit”, thuhet në thirrjen e KRUP-it.

Apeli i KRUP-it për kursim të ujit të pijshëm:

- Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

- Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

- Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime në qytet, gjeni alternative të tjera

- Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

- Mos harroni të mbyllni rubinetin, pasi lani dhëmbët,

- Ju mund të kurseni 11 litra ujë në ditë, nëse e ndalni rubinetin gjatë larjes së dhëmbëve,

- Mos ujitni lulet, kopshtet dhe arat,

- Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

- Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

- Raportoni kyçjet ilegale,

- Derisa ju e shpenzoni ujin e pijshëm në mënyrë të pakontrolluar, ju I leni shumë konsumatorë pa ujë të pijshëm,

- Ju mund të kurseni 19 litra ujë në ditë, nëse shkurtoni dushet vetëm për 2 minuta.

- Ju mund të kurseni rreth 37 litra ujë në ditë, nëse e lëshoni rrobalarësen vetëm një here në ditë,

- Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për të shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.