Arbëri

41 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, 629 të infektuar që nga fillimi

Foto: Alban Bujari / KOHA

Edhe 41 raste me koronavirus janë konfirmuar sonte në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës deri tash ka shënuar 629 raste të infektimit, duke u bërë kështu komuna me më së shumti raste, raporton KOHA.

Ndërkaq sipas shifrave zyrtare të paraqitura sot nga drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, 141 persona janë shëruar, dhe tre kanë humbur betejën me COVID-19.