Metro

Institucionet pa bazë ligjore për ndalimin e ndërtimeve të reja, banorët në Prishtinë ankohen

Rrahmon Mehmeti nga lagjja “Taslixhe” e Prishtinës ka një sërë ankesash për bllokun banesor ku jeton.

Ai thotë se ky objekt është pa leje dhe, sipas tij, duke nisur nga shkallët, shumë punë të tjera fizike nuk janë kryer si duhet kur është përfunduar ndërtimi para disa vjetësh, raporton KOHA.