Metro

Fabrikat e trajtimit të ujit për Prishtinasit në punë me kapacitet të plotë

Fabrikat e trajtimit të ujit për Prishtinasit në punë me kapacitet të plotë

Prishtinë, 25 qershor - KUR ”Prishtina” sh.a. njoftoi se për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit, ka pasur një ngritje të lehtë të nivelit të ujit në dy liqenet akumuluese, nga të cilat furnizohet Prishtina, Batllava e Badoci.

Por, po ashtu, për shkak të reshjeve të dendura atmosferike uji në liqene është turbulluar, andaj “tash për tash jemi të detyruar të punojmë me kapacitete optimale në fabrikat e trajtimit , për të ruajtur cilësinë e ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim.