Metro

Shiu rriti nivelin e ujit në Batllavë 1.61 m dhe në Badoc 0.95 m

Shiu rriti nivelin e ujit në Batllavë 1.61 m dhe në Badoc 0.95 m

Prishtinë, 24 qershor – KRU “Prishtina” ka ripërsëritur thirrjen drejtuar konsumatorëve që vazhdojnë shpenzimin racional të ujit të pijshëm, meqë sasia e akumulimit të ujit në liqenet prej nga furnizohen, Batllava e Badoci nuk është shtuar shumë, me gjithë reshjet e shiut ditëve e javëve të fundit.

Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit, ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit, ose 9.75 m nën kuotën maksimale, saktësojnë në KRU “Prishtina”.