Metro

Për shkak të dëmtimit të një gypi, një zonë e kryeqytetit mbetet pa ujë deri nesër

Për shkak të dëmtimit të një gypi, një zonë e kryeqytetit mbetet pa ujë deri nesër

Për shkak të dëmtimit të një gypi të ujit, disa zona të Prishtinës sonte deri nesër do të mbesin pa ujë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se gjatë orëve të sotme të pasdites është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen “Prroi i Njelmët” në Zonën Industriale, rruga Prishtinë - Fushë Kosovë.