Arbëri

Ministria e Infrastrukturës planifikon investim 1.5 milionë euro për tri projekte në Prishtinë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e disa projekteve infrastrukturore në Lagjen “Veterniku”.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimit për media nga Ministria e Infrastrukturës, në kuadër të këtij momerandumi janë projektet si: Gjelbërimi dhe ndriçimi i urës në hyrje të qytetit të Prishtinës, ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në këtë lagje dhe përfundimi i rrugës nacionale N2, segmenti rrugor Prishtinë-Veternik.

“Financuese e këtyre projekteve është MIA me shumën prej rreth 1 milion e 500 mijë euro. Ky bashkëpunim ka për qellim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës. Kryetari Ahmeti, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të ministrit Abdixhiku, në përfundimin dhe realizimin e projekteve për Prishtinën”, thuhet në njoftim.