Metro

Mbyllet për qarkullim segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”

Mbyllet për qarkullim segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”

Sot me fillim nga ora 08:00 deri në ora 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”.

“Gjatë kësaj periudhe kohore pesë orësh, qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë”, thuhet në njoftimin për media.