Metro

Komuna e Prishtinës nga java e ardhshme starton me “Linjën e Jetës”

Komuna e Prishtinës nga java e ardhshme starton me “Linjën e Jetës”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar nevojën e ndihmës profesionale në raste të depresionit dhe vështirësive të tjera, që, sipas tij, është shpëtuese e jetës.

Ahmeti ka bërë të ditur se po e ristartojnë “Linjën e Jetës” që është linjë për parandalimin e vetëvrasjeve, dhe po e hapin mundësinë kur qytetarët mund të thërrasin dhe të flasin për problemet që i preokupojnë. Kjo erdhi pas vetëvrasjes që ndodhi dje në kryeqytet.