“Termokos”-i do ta rifillojë ngrohjen të premten pasdite, pas kërkesës së qytetarëve, ka bërë të ditur të enjten kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ngrohja për banorët e kryeqytetit u ndal të mërkuren, pasi u vendos për përfundim të sezonit. Drejtues të “Termokosit” thanë se pritej ngritje e temperaturave.
“Termokosi e përfundon sezonin e ngrohjes me 15 Prill, gjë që ka ndodhur dje. Me kërkesë të shumë qytetarëve, kam kërkuar që Termokosi të vazhdojë ngrohjen edhe disa ditë, për shkak të temperaturave, posaçërisht gjatë natës”, shkruan Ahmeti në Facebook.
I pari i Prishtinës po ashtu ka bërë të ditur se ngrohja rifillon prapë të premten pasdite.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfundon sezoni i ngrohjes qendrore
-
Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta
-
Pavarësisht njoftimit, në Prishtinë ende s’ka nisur ngrohja nga “Termokosi”
-
"Termokosi" njofton se ka filluar para kohe sezoni i ngrohjes në Prishtinë
-
“Termokosi” e përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi do të vazhdojë vetëm në QKUK