Disa pjesëtarë të Policisë kanë shpërndarë qytetarët e mbledhur në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Sot gjatë ditës ka pasur lëvizje të shtuara të qytetarëve, si pasojë e kohës me diell.
Ndërkaq si masë e re e komunave është vendosur edhe mbyllja e shesheve, në mënyrë që të ndalohet grumbullimi i qytetarëve, raporton KOHA.
Institucionet e vendit kanë bërë thirrje që qytetarët t’i përmbahen masave të marra për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
Sot në mëngjes kanë vdekur edhe dy persona të infektuar, duke çuar kështu numrin në 3 të vdekur. Ndërkaq të infektuar janë 145 persona.
