KRU Prishtina përmes një komunikate për media bën të ditur se nga e hëna, 30 mars 2020, do të hapë pikat për pagesa.
“Të nderuar konsumatorë, menaxhmenti i KRU “Prishtina” mori një vendim duke u bazuar në ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë. Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë, 30 mars 2020, të gjitha pikat e arkëtimit do të jenë të hapura , aty ku ju mund të bëni pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, nga ora 09:00 - 16:00”, thuhet në komunikatë, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje KRU Prishtina thotë se ky vendim vlen për të gjitha komunat në zonën e shërbimit.
“Paguani faturat e ujit, gjithnjë duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.