Arbëri

Midis Prishtinës së vjetër dhe asaj “megalomane”

Descriptive Text

Korzoja vazhdon të mbijetojë, me këmbënguljen e paparë diku tjetër. Do të nevojiten disa minuta ecje për ta kaluar bulevardin drejt një shtegu të zhdrejtë që çon drejt korzosë.

Zërat përreth, sikurse neonet apo reklamat e boshatisura të dyqaneve e zyrave, janë kryesisht në gjuhën shqipe, por shoqëruar prej shkrimeve serbo-kroate. Në veshje shumica janë të padallueshëm, pos me anë të plisave të bardhë që ende i mbajnë shumë burra të urbanizuar shqiptarë, gjë kjo që edhe i dallon prej turmave kudo në Evropën Qendrore dhe Jugore, shkruan sot Koha Ditore.

Për të rinjtë e të dy gjinive dhe të gjitha kombësive, veshjet rëndom përbëhen prej xhinseve, me një numër befasisht të lartë të tyre që veshin marka origjinale amerikane si “Wranglers” apo “Levis”, të cilat janë mallrat më se të kërkuara të tregut të zi në vendet e tjera të qeverisura nga komunizmi.

Aty ka, megjithatë, gjithmonë një numër të madh burrash të moçëm me turbanë të bardhë dhe malësorë me tirqit e dekoruara me gërsheta të trasha të zeza në modele të ndërlikuara.

Në anën tjetër, disa prej grave që vishen me fustane në formë mantelesh bartin edhe perçen – që do të thotë vendosjen e një mbulese të fytyrës, ngase mbulesa e tërësishme ishte ndaluar nga regjimi komunist për më se 30 vjet. Herë pas here dhe në mënyrë të papërshtatshme, ndonjë grua do të ecte dorë për dore me të bijën e saj që kishte të veshur bluzë që ia zbulonte pjesët e lëkurës, pantallona të ngushta dhe taka të larta; por kurrë në prani edhe të babait.

Studentët që ndonjëherë dukej se e dominonin korzonë, gradualisht iu kthyen më tepër kafeneve dhe restoranteve, të cilat gjatë këtij sezoni janë më të nxehta, gjatë verave bëhet më të flladshme dhe ofrojnë mundësi që të rrinin jashtë, dhe ishin përgjithësisht më të mira, në të gjitha stinët, sesa hostelet e papastra dhe me kundërmim për studentët apo dhomat me qira, në të cilat jetonin.

Kafe-restoranti “Beograd” ishte afër dhe shumë popullor – bashkëkohor në dizajn dhe dekor, si dhe shërbente si një sallë ekspozitash për disa prej pasqyrimeve më skajshmërish origjinale dhe të jashtëzakonshme abstrakte multimediale të motiveve të artit folklorik të një artisti lokal. Pothuajse të gjithë ulur afër tryezave dinë të flasin serbokroatisht.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.