Arbëri

Nis pastrimi i rrugëve të Prishtinës

Sot ka filluar pastrimi i rrugëve të kryeqytetit si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryetari Shpend Ahmeti, ka publikuar edhe disa fotografi, derisa KOHA mëngjesin e sotëm edhe ka përcjellë disa ekipe tek pastroheshin rrugët.

“Sot kemi filluar me pastrimin e rrugëve në Prishtinë si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Falënderojmë ekipet e Komunës së Prishtinës dhe kompanitë e kontraktuara për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve”, shkruan Ahmeti.

“Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë dhe duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme! Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët! Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë! #rriNshpi”, përfundon Ahmeti.

{gallery}