Arbëri

Senatori Bob Dole së shpejti me statujë në Prishtinë

Senatori amerikan, Bob Dole, së shpejti do ta ketë gati statujën e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Kjo vepër arti do të jetë vepër e skulptorit Luan Mulliqi.

Me këtë rast, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i ka dorëzuar senatorit Dole fotografinë e statujës.

“Ka qenë nder që personalisht t’ia dorëzoj fotografinë e statujës së senatorit Dole të punuar nga Luan Mulliqi, që do të vendoset në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.