Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se nga data 25 janar, Drejtoria e Inspekcionit ka filluar procedurat për rastin e ndërhyrjes në gjelbërim pranë hekurudhës.
Përveç vendosjes së shiritit, njofton Ahmeti, palës i është lënë fletëthirrja me datë dhe orë të caktuar për t'u paraqitur në zyrat e Drejtorisë së Inspekcionit, për siç thotë ai “fletëthirrje në të cilën nuk është përgjigjur askush”.
“Nga Hortkultura kemi marrë bilancin e dëmeve të shkaktuara në gjelbërim, me ç'rast palës i kemi shqiptuar gjobën maksimale prej 1,500.00 eurosh, dhe me procesverbal është obliguar që ta kthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”, shkruan kryetari Ahmeti.
“Vlen të theksohet se deri tani nuk ka as aplikim për leje ndërtimi nga askush. Përveç kësaj, ajo zonë është e destinuar për gjelbërim, dhe do të mbetet e tillë”, përfundon Ahmeti.
{gallery}