KRUP thirrje të paguhen faturat e ujit dhe kanalizimit - Shkyçjet po vazhdojnë Foto: Koha

KRUP thirrje të paguhen faturat e ujit dhe kanalizimit - Shkyçjet po vazhdojnë

18 February 2020 10:51

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët në zonën e shërbimit si Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ( konsumatorë shtëpiak dhe komercial/ industrial ) është duke vazhduar.

Me shkyçje nga shërbimet po përballet secili konsumatorë që ka borxhe mbi 100 euro.

“KRUP ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit ( shkyçje individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat etj) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë: (shkyçja dhe rikyçja e ujit .. 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar)”, thuhet në njoftimin e KRUP.

KRU “Prishtina”thotë se u ka ofruar bashkëpunim dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi.

“Paraprakisht falënderojmë të gjithë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat e ujit, njëkohësisht ftojmë borxhlinjtë që, urgjentisht të paguajnë detyrimet që kanë ndaj KRU ” Prishtina” sh.a. Paguani faturat për ujë e kanalizim dhe kështu jeni larg shkyçjes nga shërbimet!”, përfundon apeli i KRUP.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme