Mbyllet “Cambridge Kids” derisa të pajiset me licencë

MAShTI: Kopshti “Cambridge Kids” nuk ka aplikuar për licencë

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 12 February 2020 14:44
16:17

Nëpërmjet një komunikate, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka bërë të ditur se me keqtrajtimin e një fëmije nga ana e edukatores në kopshtin e ashtuquajtur “Cambridge Kids” në Prishtinë po merret Inspektorati i Arsimit.

“Inspektorati ka konstatuar se i ashtuquajturi kopshti në fjalë nuk është i licencuar nga ana e MAShTI-t dhe nuk figuron as në listën e kërkesave për licencim. Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore, Inspektorati menjëherë ka filluar procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni derisa i njëjti të pajiset me licencë përkatëse në MAShTI”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, lista e kopshteve private të licencuara ndodhet në uebfaqen zyrtare të Ministrisë. Kjo ministri ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë në identifikimin e institucioneve private që ushtrojnë veprimtarinë pa licencë pune, në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt dhe të trajtohen sa më mirë.

Paradite, Policia pas denoncimit të prindërve, ka arrestuar edukatoren T.G. e cila është parë dje në një video teksa keqtrajtonte një fëmijë të moshës 16 muajshe në çerdhen “Cambridge Kids” në Prishtinë.

14:44

Mbyllet “Cambridge Kids” derisa të pajiset me licencë

Inspektorati i Arsimit ka marrë vendim që t’i ndërpresë veprimtarinë institucionit privat parashkollor ‘’Cambridge Kids’’ derisa ky institucion të pajiset me licencë.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Koha Ditore”, drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.

“Kemi dhënë urdhër që institucioni ta ndërpresë veprimtarinë edukative derisa të sigurojë licencën për ta ushtruar këtë veprimtari. Tjera masa nuk janë në kompetencën tonë që të ndërmarrim”, ka thënë ai.

Koha.net sot ka raportuar se "Cambridge Kids’’ funksiononte pa licencë nga MASHT.

“Cambridge Kids” nuk ka licencë për çerdhe

Drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu ka thënë se ‘’Cambridge Kids’’ nuk kishte bërë kërkesë për licensim.

Policia sot ka arrestuar njërën nga edukatoret e këtij institucioni privat që shihet në video duke e keqtrajtuar një fëmijë. Të njëjtën ‘’Cambridge Kids’’ e ka përjashtuar një ditë më parë nga puna. Ky institucion nuk ka kthyer ende përgjigje se çfarë masash janë ndërmarrë ndaj edukatores tjetër e cila shihet duke e keqtrajtuar një tjetër fëmijë në këtë institucion parashkollor.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme